FTESË PËR TRYEZËN ME STUDENTËT-PANELISTË

9 Mars, 2020

Të nderuar profesorë, studentë, staf drejtues,

me rastin e shënimit të Përvjetorit të 7-të të Themelimit të UKZ-së, nesër, e martë, më 10 mars 2020, ora 9:30, në sallën A/22 të Fakultetit të Edukimit, studentët e këtij fakulteti do të organizojnë një tryezë me studentët panelistë: Elitë Bardhi, Alisa Bekteshi, Genc Salihu, Arbisa Krasniqi, Dafinë Bajrami dhe Suhela Ahmeti, të cilat/cilët do të shpalojnë qëndrimet e tyre personale rreth 7 pyetjeve që lidhen me fushën e edukimit e më gjerë, me numrin simbolik 7, edhe të vetë përvjetorit të shtatë të UKZ-së.

  1. A duhen fëmijët e nxënësit në shkollë, të vizatojnë figura horror ose të frikshme?
  2. A duhet të mësohet piktura kur është shpikur që moti aparati për fotografi?
  3. Sa kanë rëndësi punimet apo detyrat e kryera nga nxënësit dhe studentët, nëse u ndihmojnë dhe disave ua bëjnë krejt, vetë prindërit në shtëpi dhe i sjellin ato në shkollë? Deri ku duhet të shtrihen kufijtë e ndihmës së prindërve për të shkruar nxënësit një vjershë, një punë dore, një vizatim? A po i vlerësojmë aftësitë e prindërve të nxënësve apo vetë nxënësve? A duhet të kenë nxënësit, detyra të përditshme shtëpie dhe vetëm për fundjavë, jo, apo anasjelltas, vetëm në fundjavë po, por jo ditëve të tjera të javës?!
  4. A na duhet romani kur jetojmë në kohën e statusave të shkurtër të Facebook-ut dhe cicërimave të Tëitter-it?
  5. A duhet të ketë uniformë njësoj për nxënësit? A mund të ndikon uniforma ta dëmton kreativitetin e nxënësit në shije, stil dhe modë individuale të veshmbathjes?
  6. A duhet të postojmë fotografi të nxënësve në rrjetet sociale si mësimdhënës të tyre, ose gjatë kohës kur studentët mbajnë praktikën e tyre pedagogjike?
  7. A na duhet bukurshkrimi kur e kemi programin word me aq shumë tipologji shkronjash?

Mirë se vini!

Me respekt,

Elitë Bardhi – udhëheqëse dhe paneliste e tryezës

Fakulteti i Edukimit – UKZ