Rektori i Universitetit ”Kadri Zeka” Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, bashkë me Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof.Ass.Dr. Dukagjin Leka, kanë marrë pjesë në Konferencën e II-të të Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë: “Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”.
Ky organizimin ishte i Universitetit “Fan S. Noli” në Korçe, derisa Konferenca punimet i ka zhvilluar me datë 6 dhe 7 Mars në Vaskopojë.
Në punimet e Konferencës së II-të të Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë: “Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”, kanë marrë pjesë edhe zv.ministrat e arsimit të Republikës së Shqipërisë, Oltion Rrumbullaku dhe ai i Republikës së Kosovës Xhavit Rexhaj, Rektorë, Prorektorë, e disa profesorë nga të gjitha Universitetet Shqiptare.
Temat të cilat janë diskutuar në këtë Konferencë ishin nga më të ndryshmet si:
1.Drejtimi i Univeristetit Publik, Autonomia, Strukturat dhe Gjithëpërfshirja;
2.Ndërkombëtarizimi i Universiteteve Publike, Sfida dhe perspektiva;
3.Potenciali i pashfrytëzuar i menaxhimit të cilësisë:
4.Kurrikula Universitare dhe punësimi.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan