Një delegacion i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kryesuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, si dhe pjesëmarrësit tjerë, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ass. Dr. Selim Daku dhe Luljete Berisha, zyrtare për marrëdhënie me jashtë, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Budva të Malit të Zi, ku po marrin pjesë në hapjen e projektit “Legal Clinics in Service of Vulnerable Groups: Enhancing The Employability of Law Students Through Practical Education / ENEMLOS”.
Projekti ENEMLOS ka për qëllim të rrisë punësueshmërinë e studentëve, që aktualisht është një nga çështjet më të rëndësishme në shoqërinë tonë. Njëherësh projekti në fjalë, ka për qëllim edhe krijimin e një klinike juridike të drejtpërdrejtë, e cila do të ofronte këshilla juridike nga studentët, nën mbikëqyrjen e avokatëve dhe mentorëve të kualifikuar.
Universiteti “Kadri Zeka” është partner për Kosovë i projektit ENEMLOS, derisa koordinator është Universiteti i Podgoricës, ndërkaq pjesë e projektit me mbështetjen e UKZ-së, është edhe Oda e Avokateve te Kosovës dhe Gjykata Themelore në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan