STUDENTËT E UKZ-së VIZITË STUDIMORE NË ZVICËR

14 Dhjetor, 2019

Disa studentë të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, janë nisur për një vizitë studimore në Zvicër, respektivisht në Universitetin ZUG.

Studentët, së bashku me Rektorin Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka dhe Zyrtaren për Marrëdhënie me jashtë znj. Luljete Berisha, do të qëndrojnë në ZUG deri më 21. 12.2019.

Ndërkaq ditëve në vijim, në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit tonë të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit ZUG, gjatë qëndrimit të tyre një javor, do të kenë aktivitete të përbashkëta, do të kenë takime me menaxhmentin e Universitetit ZUG, do të vizitojnë Komunën atje, disa shkolla, si dhe do të kenë takime të ndryshme.

Ndër aktivitetet tjera që do të zhvillohen janë paraparë edhe dy seminare, njëri për robotikë ndërsa tjetri për perspektivat e migracionit.

Ndryshe, edhe studentët e Universitetit ZUG, për dy vite radhazi kanë qëndruar në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, kjo si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit që UKZ ka me Universitetin ZUG.