Fakulteti Juridik i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me USAID programi Drejtësia Vlen , Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, organizuan një Tryezë të Rrumbullakët për publikimin e raportit: Hartëzimi i Nevojave të Komunitetit për Drejtësi 2019, në kuadër të Javës së të Drejtave të Njeriut.
Hapjen e bëri Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu, derisa panelistë tjerë ishin: Edona Ahmetaj nga USAID, Sadulla Saliu, nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në Gjilan dhe Valentina Zeka nga USAID.
Ky organizim mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të USAID-it, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Fakulteti Juridik, ku u prezantuan gjetjet kryesore të Hartëzimit, u diskutua rreth asaj se si ti qasemi këtyre problemeve për t’i fuqizuar komunitetet në pozita të pafavorshme që ata të kenë qasje në drejtësi dhe t’i praktikojnë të drejtat e tyre ligjore.
Ndryshe, duke filluar nga gushti i vitit 2018, Drejtësia Vlen filloi një hartëzim të nevojave të komunitetit për drejtësi për të analizuar dhe dhënë prioritet ndihmës juridike dhe nevojave juridike për informimin e qytetarëve të Kosovës dhe identifikimin e grupeve dhe komuniteteve më në nevojë për burime, informacione dhe asistencë shtesë. Hartëzimi i Nevojave të Komunitetit për Drejtësi është përditësuar edhe në vitin 2019 për të informuar aktivitetin Drejtësia Vlen dhe programet e partnerëve të tjerë të zhvillimit mbi atë se si të mbështesin qytetarët dhe komunitetet e Kosovës në qasjen në ndihmë juridike dhe si t’i japin përparësi shpërndarjes së informacionit juridik.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan