Grupi i studentëve nga Organizata Studentore, Rinia Studentore ‘’Kadri Zeka’’ si përfitues të skemës nga grantet e vogla të shpërndara nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, kanë mbajtur konferencën përmbyllëse të projektit të tyre.
Në këtë organizim, përpos studentëve, kanë marrë pjesë edhe Prorektori për Mësim, Kërkime Shkencor dhe çështje te Studentëve, Xhevdet Thaqi si dhe Drejtoresha e Zyrës për Zhvillim Akademik dhe Cilësi, Fitore Malaj, të cilët e kanë vlerësuar mjaft të rëndësishme kampanjën në fjalë, derisa kanë thënë se, si menaxhment do të kontribuojmë në rritjen e vetëdijes, se kopjimi nuk është dukuri e mirë dhe se kopjimi i bënë dëm edhe cilësisë së Universitetit, andaj të gjithë së bashku duhet të angazhohemi që kjo dukuri të ulet.
Projekti ka qenë i koordinuar në vazhdimësi nga studentët Elitë Bardhi, Verona Huruglica (Kordinatore dhe Menaxhere e projektit), Genc Salihu, Jasmin Aliti, Rina Isufi dhe Mergim Morina.
Pjesë kryesore e projektit ka qenë anketimi i 300 studentëve dhe identifikimi i burimeve të problemit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan