Apel i rektorit Prof. asoc. dr. Bajram Kosumi për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri

30 Nëntor, 2019

I dashur staf akademik,

staf administrativ,

të dashur student,

Në emrin Tuaj dhe të gjithë pjesëtarëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan, Këshillit Drejtues të UKZ, Parlamentit Studentor, Bordit Industrial, Alumnit  dhe të gjithë miqve të UKZ, shprehim dhembjen e thellë për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Shprehim përkrahjen dhe bashkëndiejmë  me të gjitha ata të cilët mbetën pa kulm mbi krye dhe po jetojnë ditë të vështira.

Të dashur miq,

Ndihma për tjetrin në nevojë është një prej veprimeve më fisnike të njeriut.

Parlamenti Studentor i UKZ tashmë e ka nisur aksionin humanitar për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti.

I falënderoj studentët tanë dhe ju ftoj t’i përkrahim.

Ju ftoj të gjithëve që të ofroni ndihmën tuaj financiare për të dëmtuarit e tërmetit në Shqipëri.

 

Udhëzime praktike për grumbullimin e ndihmave financiare për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri

 

Sekretari i Përgjithshëm i UKZ cakton një komision për grumbullimin e ndihmave financiare.

Ndihmat financiare grumbullohen në hyrje të UKZ.

Ndihmat e grumbulluara do të dorëzohen në njërën prej xhirollogarive zyrtare për ndërtimin e shtëpive të të mbeturve pa kulm në Shqipëri.