PS TAKON NJE DELEGACION NGA ORGANIZATA FRANCEZE MAN

16 Nëntor, 2019

Parlamenti Studentor i Universiteti “Kadri Zeka” ditë më parë ka pritur në takim një delegacion francez nga organizata MAN (Mouvement pour une Alternative Non-violente), organizatë kjo e cila fokusin kryesor e ka realizimin e trajnimeve te ndryshme për ndaljen e dhunës nëpër botë.

Gjatë takimit, i cili është realizuar në Zyrën e Parlamentit Studentor, është diskutuar për bashkëpunimet e mundshme ndërmjet Parlamentit Studentor dhe organizatës në fjalë me theks të veçantë trajnimet e ndryshme, në të cilat do të kontribonin edhe studentët e UKZ-së me prezencën dhe idet e tyre në vizitat e radhës të cilat organizata MAN do ti realizojë në Kosovë si dhe mundesitë që kanë studentët e UKZ-së për realizimin e vizitave të ndryshme në Francë.