Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) dhe International Business College Mitrovica (IBC-M) kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi. Dy drejtuesit e Institucioneve, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Drejtor PhD. Mihone Kerolli-Mustafa, janë zotuar që të bashkëpunojnë për zhvillim në fushën e arsimit në Republikën e Kosovës, kërkimit akademik, aktiviteteve studentore, dhe programeve relevante për komunitetin.
Objektiva kryesore e këtij Memorandum Mirëkuptimi është nxitja e bashkëpunimit dhe bashkërendimit mes partnerëve në aktivitetet që mbështesin jetën akademike dhe komunitetin në Kosovë, përfshirë: shkëmbimin akademik, ligjëratat ftuese nga profesorët vizitues; ofrimin e vlerësimeve të jashtme për aktivitetet e përzgjedhura akademike/profesionale në IBC-M; bashkëpunimin në zhvillimin e përbashkët të projekteve mes ligjëruesve dhe menaxhmentit të institucioneve partnere; bashkëpunimin në projekte ndërkombëtare si Erasmus+, Horizon 2020, IPA, HERAS, etj.; shkëmbimin e informacioneve shkencore dhe teknike; zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve profesionale përfshirë kërkimin, trajnimet, punëtoritë, seminaret dhe konferencat; bashkëpunimin në zhvillimin e programeve të reja dhe trajnimit që i shërbejnë komunitetit; realizimin e programeve të përbashkëta hulumtuese nga studentët si dhe shkëmbimi në fushë e aktiviteteve sportive dhe grupeve kulturore.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan