Nȅ organizim të Komisionit Evropian dhe Seksionit tȅ programit ERASMUS+, në Durrës të Shqipërisë, po i zhvillon punimet Konferenca “Regional Cluster Meeting – Capacity Building in Higher Education -projects’ impact in the Western Balkans”, në të cilën po marrin pjesë Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Aplikative, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.
Gjatë Konferencës, punimet janë zhvilluar nga fusha e bashkëpunimit regjional, modernizimit, çasjes dhe internacionalizimi në Arsimin e lartë, duke u trajtuar impakti i projekteve të realizuara dhe që janë nȅ proces tȅ realizimit nga programi Erasmus+, si: ELEMEND, TEACHER, TEAVET, REBUS, e-VIVA.
Ndër tjerash në sesionin e parë janë elaboruar rezultate e arritura nga projektet e Erasmus+, në ndërlidhjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë me shoqërinë dhe tregun e punës, në ngritjen e cilësisë dhe internacionalizimit tȅ arsimit tȅ lartë, nȅ promovimin e reformave tȅ arsimit tȅ lartë nȅ nivelet kombëtare dhe regjionale, si dhe nȅ thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve tȅ arsimit tȅ lartë tȅ vendeve tȅ Ballkanit Perëndimor.
Punimet e Konferencës vazhdojnë edhe sot, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve të projekteve të reja nga universitetet e rajonit që do të financohen nga Komisioni Evropian.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan