Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, pas takimit me Alumni dhe atij me përfaqësues të bizneseve, sot ka mbajtur takimin me stafin akademik, profesorët e asistentët, për të diskutuar për të ardhmen e Fakultetit (programet studimore).
Fillimisht Dekani i Fakultetit Ekonomik, Xhevat Sopi, pasi ka falënderuar pjesëmarrësit në takim, ka përmbledhur të gjitha ato që janë paraqitur nga rezultatet e hulumtimit me studentët alumni, se ku janë ata sot apo si e kanë gjetur veten pas studimeve, dhe po ashtu ka prezantuar edhe draft planin për programet e reja studimore të diskutuar po ashtu me alumni dhe njëherësh ka paraqitur edhe rekomandimet e përmbledhura nga takimi me përfaqësuesit e bizneseve të anamoravës.
Gjatë këtij takimi Dekani Xhevat Sopi së bashku me stafin tjetër akademik të Fakultetit Ekonomik, kanë bashkëpunuar për përcaktimin e metodologjisë që do përdoret, për të filluar më pas procesin që lidhet me akreditimin për të gjitha programet që ata i kanë paraparë.
Dekani e vlerësoi këtë takim shumë të rëndësishëm ku janë parë mundësit e ruajtjes së standardeve, por sipas tij një komunikim i vazhdueshëm me të gjithë është shumë i rëndësishëm për të mundësuar një proces transparent, që mbart cilësinë e dëshiruar për studentët, në mënyrë që të mundësojmë atyre më pas të jenë konkurrues në tregun e punës së gjithë hapësirës evropiane.
Në takimin në fjalë të gjithë së bashku kanë diskutuar duke dhënë sugjerimet e tyre se çfarë hapa duhet ndërmarrë mbi procesin e akreditimit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan