Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur mbledhja e parë e Senatit me përbërjen e re.
Në këtë mbledhje është bërë verifikimi i mandatit të menaxhmentit të Universitetit (Rektorit, Dekanëve), si dhe senatorëve të tjerë dhe njëherësh anëtarët e rinj të senatit kanë nënshkruar edhe deklaratën etike.
Me këtë rast, Rektori Bajram Kosumi, pasi uroi të gjithë senatorët, tha se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi që të fuqizojmë rolin e Senatit në Universitet, sidomos rreth zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë
Rektori Kosumi tha se mirëpret iniciativat nga anëtarët e Senatit dhe nga njësitë akademike të universitetit për çdo çështje që është në interes të universitetit.
Ndërkaq, anëtarët e Senatit e uruan rektorin Bajram Kosumi për marrjen edhe të një madati në drejtim të Universitetit dhe e siguruan se do të ketë mbështetjen e tyre të pa rezervë me qëllim që universiteti të qohet përpara dhe të zhvillohet në çdo aspekt.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan