Në të gjitha fakultete e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan janë mbajtur sot provimet pranuese në afatin konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor në vitin akademik 2019/2020. Menaxhmeti i Universitetit, kanë vizituar disa nga sallat ku janë mbajtur provimet pranuese, për të parë nga afër këtë proces. Ata janë shprehur të kënaqur me mbarëvajtjen e ecurisë së testit pranues të studentëve të rinj të cilën dëshirojnë të jenë pjesë e Universitetit tonë, njëherësh të gjithë kandidatëve u kanë dëshiruar suksese në provimin pranues. Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i UKZ-së, tha se procesi i testimit ka shkuar mbarë dhe se nuk ka pasur ndonjë parregullsi.
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në afatin plotësues të studimeve baçlor për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019-2020 në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik ne Programin Banka Financa Kontabilitet dhe Programin Menaxhment, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave te Aplikuara programi Matematikë Arsimore, do të regjistrojë 488 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet, deri më 25.09.2019
Kandidatët të cilët nuk mund të pranohen, kanë të drejtë ankese, më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.
Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakultetet përkatëse më datë 28.09.2019 duke filluar nga ora 10.00.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan