Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi së bashku më Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Zvicër, respektivisht në Universitetin ZUG. Ata kanë pasur takime të shumta atje, ku ndër tjerash kanë zhvilluar takim me Rektori i PH Zug, Prof. Esther Kamm dhe Prorektori, Prof. Clemens Diesbergen, nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në PH Zug si dhe me zyrtarë të tjerë. Qëllim i këtij takimi është shikimi i hapave të mëtutjeshëm në thellimin e bashkëpunimit mes UKZ dhe ZUG, gjegjësisht, ripërtëritjen e marrëveshjes mes dy institucioneve, shkëmbimin e studentëve Kosovar dhe atyre Zviceran, etj.
Ndryshe, dy vitet paraprake, në 2017 dhe 2018, rreth 20 studentë të Universitetit ZUG, kanë qëndruar në UKZ, si rrjedhojë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Rektori të UKZ-së Bajram Kosumi dhe Rektores së Universitetit të ZUG-ut, Brigit Eriksson – Hotz, në muajin Mars 2017.
Një mobilitet i tillë do të realizohet edhe këtë vit mes studentëve të ZUG dhe atzre të UKZ-së në muajin tetor respektivisht dhjetor 2019.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan