Këtë të shtunë, më 21 shtator 2019, në Stubëll të Epërm, komuna e Vitisë, do të mbahet manifestimi kulturor dhe shkencor i përvjetshëm “Takimet e Dom Mikelit”.
Edhe këtë vit bashkorganizator i manifestimit është Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.
“Takimet e Dom Mikelit” do të nisin në Stubëll të Epërme, të Vitisë, në orën 9:35, me Moment meditimi-reflektimi.
Manifestimi do të vazhdojë me tribunën shkencore me temën “Pjetër Bogdani në 330 vjetorine e kalimit në përjetësi”.
Sipas programit, po atë ditë do të mbahet Ora e madhe letrare, si dhe do të ndahen çmimet “Agim Ramadani” për tri poezitë më të mira, si dhe një program argëtues për të pranishmit.
Këto janë manifestime kulturore, që mbahen për çdo vjet në të shtunën e fundit të shtatorit, e që fillimin e tyre e kanë në vitin 1990, për të nderuar dhe përkujtuar figurën e madhe Dom Mikel Tarabulluzin, themeluesin e Shkollës së parë Shqipe në Kosovë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan