Të gjithë pjesë e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

15 Maj, 2015

Me rastin e  nënshkrimit të marrëveshjes për shkëputjen e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”(UKZ) , nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, (UP) , menaxhmenti i UKZ-së ka organizuar një koktej pritje për stafin administrative të UP-së të cilët tani do të jenë pjesë e UKZ-së

Naim Syla, u. d. rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, falënderojë të gjithë për mbështetjen dhe  angazhimin e tyre në këtë proces mjaft të rëndësishëm . Ai ka inkurajuar stafin për punë me qëllim të rritjes së imazhit të Universitetit dhe ecjes përpara të proceseve.

Siç parashihet, me marrëveshjen e nënshkruar do të rregullohet përfundimisht çështja e lëvizshmërisë së stafit akademik, statusit të punëtorëve administrativ, statusit të studentëve, buxhetit dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e këtyre universiteteve.

kok3kok2