Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” – pjesëmarrës të Konferencës Ndërkombëtare

12 Maj, 2015

Naim Syla, U.D. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” dhe prorektori për mësim, Sadik Haxhiu, kanë qëndruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku kanë qenë të ftuar si mysafir nderi, që të marrin pjesë  në Konferencën e parë Ndërkombëtare Shkencore të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të USHT-së. Gjatë kësaj konference udhëheqja e Universitetit është takuar edhe me Ministrin e Arsimit te Maqedonisë,  Abdylaqim Ademi. Ai ka thënë se  dikasteri që ai drejton një pjesë të buxhetit ia ka dedikuar shkencës, sepse konkluzionet që dalin nga ato kanë ndikim ndaj zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social të vendit. Gjithashtu edhe një pjesë e buxhetit të ministrisë i është dedikuar për përmirësimin e kushteve të punës për shkencëtarët, përmes pajisjes së laboratorëve, ndarjen e mbështetjes financiare kuadrit shkencor hulumtues dhe arsimor nga institucionet e larta arsimore në Maqedoni, ka thënë Ministri Ademi. Gjithashtu U.D. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” dhe prorektori për mësim, Sadik Haxhiu,  kanë pasur një takim edhe me dekanin e FSHMN-së, Fauzi Skender

Qëllimi i konferencës vjetore është të promovojë shkëmbimin e ideve akademike dhe kërkimore, ku arkitektët, dizajnerët, prodhuesit, inxhinierët, teknologët, hulumtuesit e shkencave të zbatuara, studentët dhe mësimdhënësit, kolegjet e universitetet, dhe të tjerët të po të njëjtës fushë, kanë patur rastin të shkëmbejnë njohuri nga tre fusha kryesore: ARKITEKTURË, NDËRTIMTARI dhe MEKATRONIKË. Në këtë konferencë shkencore të shkencave të zbatuara u prezantuan mbi 68 punime.

konference2