Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve studentore 2015.
Nga 3.308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të UKZ-së, kanë votuar 1047 studentë apo 31.65 % e studentëve me të drejtë vote.
Sipas KQZ-së së UKZ-së, Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE), ka 1008 vota gjithsej apo 96.28%, ndërsa Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK), ka 27 vota apo 2.58%.
Organizatat studentore të cilat kanë garuar për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve, Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK), kanë të drejtë ankese nga data 07. 05.2015 deri më 10. 05.2015.
Rezultatet përfundimtare sipas planit operativ të KQZ-së, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan