Në Universitetin “Kadri Zeka” u mbajtën zgjedhjet për anëtarë të Senatit nga stafi akademik dhe administrativ  

13 Maj, 2019

 

Procesi i votimit për zgjedhjet e anëtarëve të Senatit nga Stafi Akademik dhe Administrativ në UKZ është përmbyllur me sukses. Në këto zgjedhje kanë ushtruar të drejtën e votës sikurse  Stafi Akademik edhe ai Administrativ, duke iu përgjigjur kështu pozitivisht thirrjes për votë për të zgjedhur të preferuarit e tyre.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Vaxhid Sadriu , njëherësh Sekretar i Përgjithshëm  i UKZ-së,  tha se procesi ka qenë  i rregullt dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi.

Rezultatet preliminare dhe  rezultatet përfundimtare  do të shpallen  në bazë të dinamikës së paraparë.

Komisioni zgjedhor pranë Universitetit i falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces.