Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot ka qëndruar një ekip i i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës. Ata fillimisht kanë zhvilluar takimin e parë me menxhmentin e Universitetit.
Grupi i ekspertëve për akreditim që përbëhej nga : Prof. Dr. Vassilis Tsiantos – Eastern Macedonia and Thrace Institute of Technology, Ms. Delia Gologan – Student Expert, Arianit Krasniqi, Senior Officer for Evaluation and Accreditation, gjatë ditës kanë zhvilluar takime të ndara punuese me bartësit e Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht programit Matematikë Arsimore, për të cilin Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të stafit akademik, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, gjithashtu edhe studentët.
Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj presim që gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.
Pas takimeve të ndara veç e veç me stafin, ekspertet ndërkombëtar kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet puna me studentët, laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.
Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për akreditim të Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht Programi Matematikë Arsimore .
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan