Nga 3.308 studentë me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të UKZ-së, deri në ora 15:00 kanë votuar 809 studentë apo 24.46 % e studentëve me të drejtë vote. Po ashtu deri në këtë kohë i gjithë procesi po zhvillohet normalisht dhe nuk është evidentuar asnjë parregullsi.
Edhe studentet shprehen të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri më tani dhe presin qe përfaqësuesit e tyre të I përfaqësojnë denjësisht..
Zgjedhjet studentore 2015, që në Universitetin “Kadri Zeka” organizohen për herë të parë, kanë filluar në ora 07:00, dhe 4 pikat e vend votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.
Qendrat e vendvotimit i ka vizituar, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin “Kadri Zeka”, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit. Ata kanë parë nga afër procesin e votimit, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e deritashme të zgjedhjeve.
Rezultatet preliminare, nga KQZ, për Zgjedhjet Studentore do të publikohen më 07.05.2015, ndërsa ato përfundimtare më 11.05.2015. Kurse konstituimi i Këshillit Studentor bëhet gjatë periudhës 18.05.2015 deri më 20.05.2015. Ndërsa konstituimi i Parlamentit Studentor bëhet më 21.05.2015
Ndryshe në garë janë 2 organizata studentore të cilat po garojnë për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) që mban numrin 11 dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK) që në listat e fletëvotimit mban numrin 12.
Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan