Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, para studentëve të Fakultetit Juridik është mbajte ligjëratë për qasje më të mirë në drejtësi nga Profesor i së Drejtës Penale Avni Puka.
Fillimisht, Profesor Puka është pritur nga Dekani i Fakultetit Juridik në UKZ Sadik Haxhiu, për të vazhduar më pas me ligjëratën e cila është organizuar nga Universiteti “Kadri Zeka” bashkë me Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
GLSP është duke zbatuar projektin e titulluar: “Nxitja e kërkesës për drejtësi në Kosovë përmes angazhimit të shoqërisë civile”, financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, përmes Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) ( Bureau of International Narcotics and Laë Enforcement Affairs – INL).
Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të rris rolin e shoqërisë civile në Kosovë dhe të kontribuoj për qasje më të mirë në drejtësi përmes përfshirjes qytetare në mbikëqyrjen e sistemit të drejtësisë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan