Në kampusin e shkollave të mesme në Gjilan, është hapur Panairi i Studimeve të universiteteve të Kosovës dhe regjionit, ku Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë prezantimin e profileve që ofrojnë për këtë vit akademik si dhe sukseset e veçanta shkencore që ka ky institucion akademike nëpër vite.
Panairin e shpalli të hapur, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica, derisa ka thënë se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për maturantët e Gjilanit, që të kenë një orientim të duhur në profesion dhe karrierë gjatë të ardhmes.
Ndërsa në emër të të gjitha universiteteve pjesëmarrëse, ka folur dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Januz Dervodeli, i cili ka thënë se zgjedhja e drejtë e profesionit nga të rinjtë është një fat personal i tyre, por, mbi të gjitha, përparim i shoqërisë. Dekani Dervodeli tha se parasegjithash, kjo është një qasje fleksibile që po u mundësohet sot të rinjve, maturantëve që të mendojnë me shumë arsye për drejtimin që zgjedhin, sepse e ardhmja është në dorën e të rinjve dhe në dorën e profesionistëve të mire.
Përndryshe, panairi me përfaqësues të shumtë nga universitetet e ndryshme të Kosovës dhe regjionit, është përcjellur me një kureshtje të madhe nga maturantët e shkollave të Gjilanit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan