Kanë filluar  zgjedhjet studentore të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

6 Maj, 2015

Zgjedhjet studentore 2015, që në Universitetin “Kadri Zeka” organizohen për herë të parë, kanë filluar në ora 07:00, dhe 4 pikat e vend votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Qendrat e vendvotimit  i ka vizituar, Naim Syla,U.D. i rektorit në Universitetin “Kadri Zeka”, së bashku me stafin tjetër të menaxhmentit. Ata kanë parë nga afër procesin e votimit, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e deritashme të zgjedhjeve.

Ndërkohë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Universitetit “Kadri Zeka” po bënë monitorimin  nga afër të procesit te zgjedhjeve studentore 2015.

Në garë janë 2 organizata studentore të cilat po për zgjedhjet studentore 2015 në Universitetin “Kadri Zeka”, për Këshilla të studentëve të fakulteteve dhe për Parlament të studentëve. Ato janë: Organizata Unioni Studentor Pro Evropian (USPE) që mban numrin 11 dhe Lëvizja Studentore e Kosovës (LSK) që në listat e fletëvotimit mban numrin 12.

Janë  3308 studentë  me të drejtë vote për zgjedhjet studentore 2015

Universiteti “Kadri Zeka” i fton të gjithë studentët e universitetit, që të marrin pjesë në zgjedhje të votojnë kandidatët, që ata mendojnë, se më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.

zgj1

DSC_0610