Ka filluar trajnimi/vizita studimore në Universitetin e Metropolias për Shkenca të Aplikuara në Helsinki të Finlandës, ku po merr pjesë një delegacion nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, të udhëhequr nga Rektori Bajram Kosumi.
Ky trajnim/vizitë studimore zhvillohet në kuadër të projektit SMAHPC – Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center, i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, koordinator është Kolegji Heimerer, kurse partnerë janë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë.
Projekti në fjalë ka të bëjë me zhvillimin e praktikave profesionale multidisciplinare shëndetësore me metodat më moderne evropiane, me metoda të mësimdhënies të cilat gjejnë zbatim jo vetëm në Finlandë si një ndër shtetet elitë për cilësi në arsim por edhe më gjerë..
Ndryshe, në fillim të këtij viti në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë filluar aktivitetet e para të implementimin të projektit, “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC).
Për zhvillimin e paketave janë planifikuar 28 punëtori, vizita studimore , konferenca, të cilat do të mbahen në shtetet prej nga vijnë partnerët e projektit dhe të gjitha këto do të realizohen deri në vitin 2021.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan