Si rezultat i bashkëpunimit institucional në mes të Fondacionit joprofitabil arsimor Bislimi Grup si dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, tani më ka filluar Programi Ballkanik I Paqës 2015. Ky program, I organizuar dhe administratuar nga Fondacioni Bislimi Grup, e që po mbahet në UKZ, ka sjellë në Gjilan njëmbëdhjetë studentë të huaj nga Kanadaja, SHBA-të, Gjermania, etj., të cilët së bashku edhe me rreth njëzetë studentë vendorë po vijojnë ligjëratat me temën “Zhvillimi Ndërkombëtar dheë Politika në Vendet e Pas-Konfliktit: Kosova dhe Ballkani”. Ligjërues të programit janë dy profesorë: Faton Bislimi, ligjërues në Universitetin e Albertës, si dhe Gianfranco Brusaporci, profesor në Universitetin e Sofjes.
Përvec ligjëratave, studentët e huaj do të dërgohen në një udhëtim nëpër Kosovë dhe mandej një udhëtim studimor disaditor nëpër trojet shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. E vecantë e këtij programi është se studentët e huaj janë vendosur tek familje nikoqire gjilanase, dhe nga afër po shijojnë bujarinë dhe mikpritjen shqiptare.
“Kjo është një mundësi e mire edhe për studentët e huaj të mësojnë më shumë per shqiptaret dhe vendin tone, por njëkohësisht edhe për studentët tone vendorë që të provojnë sistemin e arsimimit amerikan këtu në Gjilan,” ka thenë Faton Bislimi, president I Fondacionit Bislimi Grup. Ai tutje ka shtuar se “program është i njohur ndërkombëtarisht për Universitetin e Albertës. Kjo përvojë, Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan I jep mundësinë që të jetë partner në një program veror akademik ndërkombëtar sic është programi në fjalë,” ka thënë pos tjerash Faton Bislimi.
Programi Ballkanik i Paqës po realizohet në Gjilan për vitin e katërt rradhazi, ndërsa ky është viti i dytë i bashkëpunimit me Universitetin “Kadri Zeka”.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan