Me rastin e 6 vjetorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe me rastin e Festave 7 dhe 8 Marsit, studentet e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike te Universitetit “Kadri Zeka” me sukses kanë realizuar projekti: “Digjitalizimi i sallave të mësimit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike”. Projekt ky i cili ka nisur në fillim të semestrit veror, tetor 2018 nga ana e studentëve të vitit të tretë në FSHK-së: Liridon Halimi, Fatmir e Ilir Nuredini, nën udhëheqjen e Profesorit Ragmi Mustafa.
Profesori Mustafa është shprehur se ndihet krenar që ka udhëhequr një grup të studentëve, me karakter studimi dhe një projekt me mjaft perspektivë. Ai ka thënë se ky projekt ndërlidh dijen e fituar të tyre brenda tre vitesh në fushën e kodimit-programimit, punën dhe funksionimin e mikrokontrollerëve, LED diodave elektronike dritëdhënëse dhe menaxhimit me komponentë elektronike-harduerike, duke i udhëhequr me softuer përkatës.
Në tërë këtë projekt ishte i përfshirë dhe dekani i FSHK-së Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, i cili ka thënë se në kohën kur digjitalizimi si proces është në trend, Universiteti “Kadri Zeka” po zë hapin në kohë reale.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan