LËVIZJA QYTETARE VATRA NDERON ME MIRËNJOHJE SEKRETARIN E UKZ-së

4 Mars, 2019

Përfaqësues të Lëvizjes  Qytetare “VATRA” në Gjilan,  kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”.

Kryetari i kësaj Lëvizje Kushtrim Kadriu tha se qëllimi i kësaj vizite është që të nderojmë më mirënjohje, Sekretarin e Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, për kontributin e dhënë në zhvillimin e Arsimit shqip në Kosovën Lindore, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc.

“Për gjithë  punën e suksesshme me studentët shqiptarë nga Lugina dhe për  kontributin e dhënë në zhvillimin e Arsimit shqip në Kosovën Lindore, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc  kemi kënaqësinë që sot ti ndajmë mirënjohje Sekretarit të përgjithshëm të Universitetit “Kadri Zeka”, Vaxhid Sadriu, ka thënë Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra.

Kurse vet Sekretari Vaxhid Sadriu, me këtë rast  është shprehur mirënjohës dhe falënderues, duke thënë se të gjithë  me përkushtim e vullnet po kontribuojmë në ngritjen e arsimit në përgjithësi.