Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me mbështetjen financiare të popullit amerikan përmes financiare të USAID-it, ka filluar përgatitjet për të ndihmuar Kuvendin e Kosovës me hulumtime parlamentare nga shoqëria civile dhe ekspertë të jashtëm për legjislacion ku nevojitet ekspertizë profesionale. Qëllimi i projektit “Përkrahje për Hulumtime Parlamentare dhe Pjesëmarrja Qytetare” është të ngrit kualitetin e hulumtimeve për legjislacion dhe të ngrit pjesëmarrjen e shoqërisë civile në ligj-bërje.
Andaj, iu ftojmë të merrni pjesë në takimin informues për mundësitë e angazhimit në hulumtime parlamentare në dy vitet e ardhshme ku do të prezantohen: databaza për regjistrimin e instituteve hulumtuese dhe ekspertëve individual për hulumtime parlamentare, procesi i kontraktimit të ekspertizës së jashtme, kualifikimet e kërkuara të instituteve dhe ekspertëve si dhe kriteret për hulumtimet parlamentare.
Njëkohësisht, përpos hulumtimeve parlamentare, KDI do të informojë edhe për mundësitë tjera për pjesëmarrje të shoqërisë civile në ligj-bërje.
Po ashtu, ky takim informues do të jetë një mundësi e mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja që eventualisht mund të keni për angazhim si individ apo organizatë në hulumtime parlamentare.
Takimi është të martën më 04 Nëntor 2014, në ora 10:00, në sallën A-34, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan