Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë përfunduar aktivitetet rreth paketave të projekti “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), që janë mbajtur që nga 21 janar 2019 deri më 25 janar 2019
Ky është një projekt i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus +, koordinator është Kolegji Heimerer,kurse partnerë jnaë, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Metropolia University Finlande, JAMK University Finlande, Manisa University Turki, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, MASHT, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale si dhe nga Organizata Joqeveritare Autizmi ne Kosovë.
Nga pjesëmarrësit është vlerësuar mjaftë me rëndësi bashkëpunimin i të gjithë akterëve në këtë porjekt.
Sipas pjesëmarrësve projekti “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student” (Student-run Multidisciplinary Allied Health Practice Center / SMAHPC), përmban partneritet vendore dhe ndërkombëtare të cilët janë përfituese të zhvillimit të praktikave profesionale multidisciplinare shëndetësore me metodat më moderne europiane, me metoda të mësimdhënjes të cilat gjejnë zbatim jo vetëm në Finlandë si një ndër shtetet elitë për cilësi në arsim por edhe më gjerë.
Gjatë gjithë javës janë diskutuar pikat kyçe punuese dhe janë caktuar afatet për kryerjen e aktiviteteve, si dhe mënyrën e realizimit të tyre dhe njëkohësisht është punuar krijimi i librit apo fletushkës së projektit. Gjithashtu pjesëmarrësit kanë punuar paketat e projektit që nënkupton zhvillimin e moduleve me të cilat do të punohet në vazhdimësi të projektit “Zhvillimi i qendrave multidisiplinare të praktikave shëndetësore për student”, si për stafin akademik po ashtu edhe për studentët. Për zhvillimin e paketave janë planifikuar 28 punëtori, vizita studimore , konferenca, të cilat do të mbahen në shtetet prej nga vijnë partnerët e projektit dhe të gjitha këto do të realizohen prej tani deri në vitin 2021.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan