Parlamenti Studentor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, së bashku me Këshillet Studentore ka organizuar ligjëratë me temë “Menaxhimi i stresit në kohë provimesh”, ku i ftuar ishte psikologu Visar Sadiku.
Psikologu Sadiku me përgatitjen dhe njohurit e tij, para studentëve të UKZ-së ka paraqitur mënyrën se si ata mund tu qasen provimeve në këtë periudhë dhe metodat të cilat duhet t’i përdorim për mënjanim e stresit.
Ai ka thënë se studimet kanë treguar se për shkak të ndikimit të stresit të provimeve tek studentët gjatë periudhës së provimeve kemi rritje të shkallës së inflamacioneve krahasuar me periudha kur nuk kanë provime.
Psikologu Sdiku ka thënë se për të menaxhuar stresin në kohë të provimeve, studentët fillimisht duhet të kenë vetëbesim, pastaj duhet ta kuptojnë se nuk ka arsye për frikë, duhet të jenë të relaksuar dhe kreativi, etj.
Ndërsa studentët kanë paraqitur interesimet e tyre rreth temës së ligjëratës, e të cilave u është përgjigjur Psikologu Visar Sadiku.
Derisa Kryetari i PS Adrian Bajrami ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me shoqatën e psikologeve Alternativa me qëllim të mbështetjes së trajnimeve për studentët.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan