Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Dukagjin Leka, ka përfaqësuar Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi në takimin e ftuar me Rektorë të universiteteve publike dhe kolegjeve private nga ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Gjatë këtij takimi është diskutuar ngritja e cilësisë në studime, harmonizimi dhe reformimi i kurrikulave me nevojat e tregut të punës.
Me këtë rast Prorektori Leka ka parashtruar disa kërkesa dhe propozime:
Gjatë këtij takimi, u tha se është e rëndësishme bashkëpunimi në këtë aspekt mes Ministrisë së Drejtësisë dhe universiteteve, sepse konsiderohet që institucionet e arsimit do të kontribuojnë në nxjerrjen e kuadrove profesionale, kuadro që do të ndihmojnë sistemin e drejtësisë që të jetë sa më profesional dhe funksional.
Gjithashtu, Ministri Tahiri theksoi se duhet të krijohen grupet punuese dhe do të mundësohet që stafi akademik të përfshihet në hartimin e ligjeve, teksa studentët e Juridikut do të angazhohen në punë praktike në mënyrë që ata të aftësohen dhe ngritën profesionalisht në këtë fushë.
Arritja e një marrëveshjeje të tillë, sipas ministrit Tahiri, do të jetë frytdhënëse dhe do të jep rezultate pozitive në këtë aspekt.
Ministri Tahiri njoftoi se një takim i natyrë së tillë pritet të mbahet pas gjashtë muajsh ku do të konkretizohen propozimet, kërkesat dhe do të shpalosen idetë e analizuara nga ekspertë të çështjes.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan