Programi Global i Shkëmbimit Studentor (Global UGRAD) sponsorizohet nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore. Është një bursë e financuar plotësisht për një semestër të studimeve akademike jo-diplomike në një kolegj ose universitet të caktuar të SHBA.
Gjatë Programit, pjesëmarrësit Global UGRAD sfidojnë veten për të shqyrtuar shoqërinë amerikane, kulturën dhe të mësuarit akademik. Ata gjithashtu marrin pjesë në shërbimin e komunitetit dhe rrisin aftësitë e tyre profesionale.
Aplikimi për pjesëmarrje në Programin Global UGRAD 2019-2020 është i hapur dhe do të mbyllet më 31 dhjetor 2018 në orën 17:00. Për informacionin e aplikimit dhe udhëzimet, ju lutemi vizitoni aplikacionin Global UGRAD online.
Për këtë, Erin Mains, Zëvendës Drejtor ne Sektorin për Marrëdhënie me Jashtë nga Zyra Amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore, do të vij në UKZ më 11 dhjetor prej ores 9:30-10:30, salla A34 për të informuar rreth programit në fjalë.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë sesion informues!
Shihni më shumë në: https://xk.usembassy.gov/2018-2019-global-undergraduate-exchange-program-global-ugrad/
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan