Përfaqësues të zyrës së Erasmus+ në Kosovë kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për një vizitë monitoruese të bashkëpunimeve ndërkombëtare për mobilitet (ICM).
Në sesionin e paradites, është mbajtur monitorimi i projektit “Entrepreneurial Universities for Industry Alliances” të cilin takim e ka udhëhequr Dekani i Fakultetit Ekonomik në UKZ, njëherësh koordinator i projektit ë fjalë.
Kurse në sesionin e dytë zyra Erasmus+ në Kosovë ka vazhduar vizitën në zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Universitetit ku janë takuar me zyrtaren për marrëdhënie me jashtë Luljete Berisha. Në këtë takim janë shqyrtuar bashkëpunimet në kuadër të programit Erasmus+ KA1 (International Credit Mobility), sfidat dhe përvojat në kuadër të këtyre bashkëpunimeve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan