Konkurs plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore baçelor, në vitin akademik 2018-2019

11 Shtator, 2018

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2018/2019, do të regjistrojë  666  studentë të rregullt në studime baçelor.

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë si më sipër, Universiteti do të regjistrojë deri në 2% përkatësisht deri në  22  studentë të rregullt që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Nga  numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 123  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen  si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 29 studentë. Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende .

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga  Senati, mund të pranohen edhe kandidatët jashtë Kosovës, përkatësisht 13 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Universiteti do t’i ketë në konsideratë në mënyrë të veçantë edhe kandidatët me nevoja të  veçanta të cilët e kalojnë pragun e provimit pranues.

 

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:

Aplikimi online mund të bëhet prej datës 11.09.2018 deri më 19.09.2018 në ora 16:00

 

Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në ueb-faqen e universitetit.

Provimi pranues do të mbahet më  21.09.2018.

Detajet lidhur me kohën  e mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit më datë 20.09.2018

Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues kandidatët nuk mund të kenë pranë vetes telefona celularë dhe asnjë mjet  tjetër teknologjik.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 24.09.2018  në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Shpallja e listës përfundimtare bëhet me datë 28.09.2018

Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.

Për informata më të hollësishme, kandidatët mund ta vizitojnë faqen e internetit: uni-gjilan.net

Konkursi plotesues-shtator

Shkarko