BQK HAP PROGRAMIN E PRAKTIKËS PËR STUDENTË

5 Korrik, 2018

Programi i praktikës për studentë i ofruar nga BQK-ja mundëson lidhjen midis njohurive teorike

të fituara gjatë studimeve dhe punës praktike në institucionet publike të pavarura. Ky program

zgjatë katër javë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë ndonjë marrëdhënie formale pune me BQKnë.

Gjatë praktikës studentet e përzgjedhur do të vendosen nëpër njësi organizative të caktuara të

BQK-së dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të njësive përkatëse. Në fund të

praktikës, studentët do të pajisen me certifikata për kryerjen e programit në fjalë.

Si mund të aplikoni?

Në rend të parë, studentëve u rekomandohet të shikojnë në ueb-faqen e BQK-së dhe të

familjarizohen me detyrat dhe përgjegjësitë e institucionit tonë. Pastaj para se të aplikoni, ju lutemi

të lexoni me kujdes aplikacionin për praktikë dhe konform kësaj të përcaktoheni për fushat e

interesit ose njësitë organizative të cilat i konsideroni të dobishme për kryerjen e praktikës si;

 Departamenti i Teknologjisë Informative;

 Departamentin i Menaxhimit të Mjeteve;

 Departamenti i Planifikimit dhe Raportimit Financiar;

 Departamenti i Administratës;

 Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë;

 Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare;

 Departamenti i Mbikëqyrjes e Sigurimeve;

 Divizioni i Rishqyrtimit;

 Divizioni i Ankesave për Shfrytëzuesit Financiar;

 Divizioni i Parandalimit të Pastrimit të Parasë.

Praktika mësimore në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës mund të kryhet nga

studentët të cilët plotësojnë kriteret si më poshtë:

 Të jenë në mbarim të studimeve të larta universitare brenda ose jashtë vendit (preferohet

së paku të kenë të mbaruar vitin e dytë); si fakultetin ekonomik ose të ngjashme, juridik

dhe shkenca kompjuterike;

 Preferohen studentët me notë mesatare mbi 8;

 Të kenë aftësi për të punuar në grup dhe individualisht;

 Të kenë njohuri shumë të mira të kompjuterit në programet e MS Office (mundësisht me

dëshmi përkatëse).

Të gjithë studentët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

 Formularin zyrtar të BQK-së për aplikim për “Programi i praktikës për studentë”;

 CV të detajuar;

 Letrën përcjellëse (motivuese) ku theksohet interesimi për praktike;

 Lista e notave nga universiteti përkatës (në rasti se kandidati vazhdon studimet e larta

duhet të ketë listën e notave të gjitha semestrave të përfunduar deri në momentin e

aplikimit);

 Një letër referencë nga një pedagog/profesor nga universiteti i përkatës apo rekomandim

nga universiteti;

 Kopja e letërnjoftimit apo ndonjë dokumentit tjetër identifikues.

Procedura e aplikimit:

 Afati i fundit për aplikim është 06 korrik 2018.

 Aplikimi mund të bëhet me postë elektronike në [email protected] ose të dorëzohet

direkt në Zyrën e Regjistrimit të BQK-së, nr.22 ose përmes postës në adresën e BQK-së,

rruga Garibaldi 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

 Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni edhe përmes faqes zyrtare : www.bqk-kos.org

 Dokumentacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Aplikacioni per praktikant