Zyrtarë të GIZ-it kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku janë pritur nga Prorektori dhe zyrtarja për bashkëpunim ndërkombëtar.
Kjo vizitë është si rrjedhojë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptim mes Rektorit të Universiteti “Kadri Zeka” Bajram Kosumi dhe James Macbeth Forbes drejtor i GIZ-it në Kosovë.
Kësaj radhe qëllimi i takimit ishte mundësia e organizimit të tryezave të rrumbullakët në lidhje me diskutimin publik për reforma në arsim, më qëllim ngritjen e diskutimit publik për mësimdhënie lëndore në nivelin 1-5, organizimi i shkollës verore, mbështetja e funksionalitetit të institutit për trajnimin e mësimdhënësve , promovimi i hulumtimit në fushën e arsimit dhe prezantimi në konferenca ndërkombëtare me tematikë “Mësimdhënien në ciklin fillor”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan