STUDENTËT E UKZ-së TRAJNOHEN MBI KËRKIMIN E LLOGARIDHËNIES NË PROKURIM PUBLIK

18 Maj, 2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka  zhvilluar punëtoritë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim‘’ me studentët e universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në punëtori ku morën pjesë rreth 50 studentë, u diskutua mbi mënyrat se si duhet të kërkohet llogari për shfrytëzimin e parasë publike.

Studentët që ndoqën këtë program u pajisën me certifikata pasi që u informuan se si bëhet identifikimi i flamujve të kuq në kontratat publike si dhe për mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Kjo punëtori u zhvillua në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”.