Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në kuadër të Fushatës Informuese për Arsim Cilësor, të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosove, organizon takimin informues për arsimin cilësor në Kosovë,
Ftohen studentët dhe stafi akademik, që të jenë pjesë e këtij takimi informues.
Arsimi përbën një nga prioritetet kryesore të BE-së në Kosovë, rrjedhimisht përgjatë muajve në vijim do të jetë fokusi kryesor i punës dhe aktiviteteve të ndryshme që do të theksojnë rëndësinë e arsimit drejt një të ardhme më të mire dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Takimi informues do të mbahet me datë 24 maj 2018 (e enjte) në ora 13:00, në Sallën A34.
Pjesëmarrës në këtë takim informues do te jenë: Z.Riccardo Serri shef i sektorit politik, ekonomik dhe integrimit evropian, Marjan Demaj rektor i Universitetit të Prishtinës.
Ky takim informues organizohet ne kuadër te ditëve te ERASMU-it.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan