Në Sofje të Bullgarisë janë duke qëndruar shumë udhëheqës shtetëror nga BE dhe nga vendet e Ballkanit për Samitin e BE-së, në të cilin Samit do ti konfirmohet edhe një herë vendeve të Ballkanit perspektiva e integrimit në UE.
Krahas Samitit të Sofjes të BE, po në Sofje po mbahet edhe konferenca shkencore “The Balkans in the European Integration”, në organizim të Sofia University St. Kliment Ohridski.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi së bashku me Prorektorin për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka të cilët paraqiten konceptin e tyre për integrimin e Kosovës në EU, bashkë me ish zv. Kryeministrin e Serbisë, Zeljko Korac dhe me ish kryeministrin e Maqedonisë, z. Vladi Buckovski. .
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan