Në Korfuz të Grqisë u zhvilluan punimet e Konferencës së 16të të Asociacionit Ndërkombëtar të e-shkencës IAFeS (International Association for e-Science).
Në Konferencë u prezantua edhe Universiteti “Kadri Zeka” me projektin “The advantages of creating a new account in Moodle by users themselves and not by the administration“ përgatitur nga profesorët: Basri Ahmedi, Xhevdet Thaqi dhe Ekrem Halimi. Prezentimin para ekspertëve dhe pjesëmarrësve të Konferencës e bëri Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Xhevdet Thaqi. Universitetin „Kadri Zeka“ përveç Dekanit e përfaqëson edhe Prodekani i FSHK-së, Ekrem Halimi.
Përndryshe në këtë konferencë e cila është titulluar „Access to Knowledge in the 21st Century – the Interplay of Society, Education, ICT, and Philosophy” morrwn pjesë hulumtues të njohur ndërkombëtar si Erwin Bratengeyer (Austri), Graham Organge (UK), Thomas Bauer, Johann Guenther (Austri), Maria Bottis (Greqi), Diana Andone (Rumani), etj.
Prezantimi i UKZ u prit mirë dhe u pranua kandidatura e Universitetit “Kadri Zeka” që të jetë organizuese e konferenca së radhës (të 17të) së IAFeS në Gjilan.
Për më tepër shihni në : https://www.iafes.net/16th-netties-conference
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan