Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim ‘’ në Universitetin Publik “Kadri Zeka”- Gjilan.
Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.
Detajet e punëtorisë:
Vendi: Salla A34, ndërtesa e Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan
Data: 17.05.2018 ora 13:00
Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë
Afati i aplikimit: 13.05.2018
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.
Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan