ASTRIT N. AGAJ Student i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të cilit Rektori Bajram Kosumi i dha diplomën “STUDENT I DALLUAR”, thotë se ky rast e ka bërë të ndihet i veçanet dhe mjaft emocionues.
“Momenti kur u thirr emri im nga moderatorja, ishte me të vërtet shumë emocionues, emocion të cilin nuk mund ta përmbledhësh me një fjalë por as edhe me një fjali. Të zgjidhesh si më i dalluari i një Fakulteti, e sidomos atij Ekonomik, në të cilin gjenden me dhjetëra apo qindra student shumë të mirë dhe punëtorë, për mua është një privilegj mjaft i madh dhe shpresoj dhe besoj që do ta mbrojë me shumë dëshirë dhe vullnet” është shprehur Astriti.
Ai njëherësh është falënderues ndaj të gjithëve që bënë të mundur të marrë diplomën “Student i Dalluar”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan