Urimi i Rektorit për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

16 Shkurt, 2018

Bajram Kosumi, Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, uron studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit dhe të gjithë qytetarët e Kosovë për 10 Vjetorin e Pavarsisë së Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi te gjatë, dhimbje e skarificë.

Rektori Kosumi vlerëson se, përvjetorët e Pavarësisë së Kosovës paraqesin edhe momente frymëzimi dhe reflektimi të përpjekjeve njëshekullore të popullit shqiptar të Kosovës, për liri dhe shtet.

Në këtë ditë të shënuar,  përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

 GËZUAR VITI JUBILAR I KOSOVËS!

Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi

Rektori i UKZ-së