Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi së bashku me Kryetarin e Këshillit Drejtues Akademik Fejzullah Krasniqi dhe sekretarin e përgjithshëm Vaxhid Sadriu, kanë takuar Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, që i kushtohet dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri.
Me këtë rast Kryetari i Komunës Lutfi Haziri ka thënë se është nderë të kem në takim pune rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i cili ka qenë bashkëveprimtarë i Kadri Zekës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe të tjerëve. “Sot kam në takim pune rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, i cili ka qenë bashkëveprimtarë i Kadri Zekës, Rexhep Malës e Nuhi Berishës dhe i vargut të gjatë të veprimtarëve, që ideal të vetëm kishin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Gjatë këtij takimi po ashtu është biseduar edhe për punën, angazhimin, zhvillimin dhe funksionalizimin e Universitetit.” Është njëri nga universitetet më të mira publike në Republikën e Kosovës edhe pse i themeluar më së voni, por fatmirësisht është institucioni më funksional dhe është në shërbim të një numri shumë të madh të studentëve. Gëzimi ynë i madh është që këtë vit tashmë kemi vendimin për ndërtimin e kampusit të ri, që është vendimi më i mirë që kemi punuar jashtëzakonisht shumë së bashku me rektorin Kosumi dhe do të vazhdojmë të punojmë për një universitet të mirëfilltë”, ka thënë kryetari, Lutfi Haziri.
Kurse nga ana e tij rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin Haziri për gjithë angazhimin e bërë në instancat më të larta që nga presidenti e deri te deputetët dhe qeveria e Kosovës, në ngritjen e këtij universiteti, zhvillimin e tij, ecjen përpara dhe tashmë edhe punën e madhe që ka bërë për vendimin e fundit për ndërtimin e kompleksit un iversitar.
“Universiteti “Kadri Zeka”, është universiteti më funksional dhe më të mira në Kosovë, pozitë kjo e cila na bënë edhe më të vendosur që të vazhdojmë tutje me angazhime konkrete që institucioni ynë akademik, të jetë në funksion të të gjithë regjionit të Gjilanit por edhe të gjithë Kosovës dhe përtej kufijve të saj”, ka thënë mes tjerash rektori, Kosumi.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan