PS organizoi ligjëratë rreth teknologjisë Blockchain, kriptovalutat Bitcoin dhe Ethereum

26 Dhjetor, 2017

 

“Teknologjia Blockchain, kriptovalutat Bitcoin dhe Ethereum” ka qenë temë e ligjëratës së radhës organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, me panelistin Ejup Qerimi.

Në emër të Parlamentit Studentor, kryetari Adrian Bajrami, ka  falënderuar për interesim dhe pjesëmarrje  të gjithë studentët.

Sipas tij, tema  “Teknologjia Blockchain, kriptovalutat Bitcoin dhe Ethereum”, ka zgjuar mjaft interesim tek te pranishmit.

Ai ka thënë se organizimi i kësaj ligjërate mundëson zgjerimin e  njohurive të studentëve mbi zhvillimin e këtyre valutave virtuale dhe shumëllojshmërisë së tyre.