Të nderuar, ju ftojmë të merrni pjesë në ditën informuese të programit Erasmus+ për stafin akademik/administrativ si dhe studentë, e cila do të mbahet më 21 dhjetor 2017, duke filluar nga ora 13:30. Kjo ditë informuese do të mbahet në ndërtesën e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” salla A34.
Në këtë ditë informuese Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë do të prezantoj thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.
Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.
Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
Ju mirëpresim!
Gjeni në attachment agjendën:Agjenda Gjilan 2017
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan