Ftojmë studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, e veçanërisht studentët e Fakultetit Juridik dhe të
Shkencave Sociale që të marrin pjesë në ligjëratën e hapur me temën “Të Drejtat e Njeriut – Garantimi
i të drejtave pronësore të barabarta në Kosovë.”
Qëllimi i kësaj ligjërate është që t’u ofrojmë studentëve informata mbi rëndësinë e garantimit të të drejtave të
barabarta pronësore për gratë dhe burrat në Kosovë, si dhe për sfidat ligjore dhe politike me të cilat ballafaqohet
Kosova në realizimin e këtij objektivi.
Ligjërata do të mbahet në orën 10:00, data 7 dhjetor 2017 në Sallën A34 të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Kjo ligjëratë sponsorizohet nga Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore në bashkëpunim me Universitetin
“Kadri Zeka” në Gjilan.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan