Universiteti “ Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ/ DIMAK, ka organizuar Ditën Informuese lidhur me mundësitë e migrimit të rregullt në vendet e Bashkimit Evropian dhe rreziqet nga migrimi ilegal.
Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, pasi përshëndeti të pranishmit, tha se ky organizim është mjaft i qëlluar. Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, po krijon mundësi për diskutime të ndryshme gjithnjë në të mirë të studentëve dhe shoqërisë së vendit tonë, tha prorektori Leka. Ai tha se qëllimi i këtij organizimi dhe kësaj fushate është parandalimi i migrimit të parregullt.
Ndërkohë që, gjatë takimit për migrimin dhe imigrimin, ka falur Gernot Pfandler, Ambasador i Austrisë në Kosovë, Timo Langemeijer, Këshilltar Rezident i Binjakëzimit në Projektin e BE-së, me temën: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit, hyrje në projektin e binjakëzimit dhe kampanjë”, Katy Verzelen, Eksperte e migrimit në zyrën belge për migrim, me temë:” Migrimi i rregullt dhe pasojat e migracionit të parregullt”, Peter Schreiner, Ekspert i Migrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë , është paraqitur me temën:” Migrimi masiv nga Kosova në 2015: analiza e bazuar në përvojë, mundësitë e migrimit të ligjshëm për në Austri” dhe Edmond Gashi, Koordinator Kombëtar për Qendrën Informuese Gjermane për Migrim, Trajnim Professional dhe Karrierë “DIMAK”, me temën:” Mundësitë e migrimit të ligjshëm për punë ose studim në Gjermani, mundësitë e vetë-zhvillimit në Kosovë dhe mundësitë rajonale”.
Gjate takimit është diskutuar për çështje të migracionit, si dhe janë dhënë informata të sakta se çfarë është migrimi i rregullt. Po ashtu, nga DIMAK, është prezantuar qasja e Gjermanisë në menaxhimin efektiv me të interesuarit për migracion të rregullt.
Po ashtu të pranishmit janë njoftuar në detaje për qëllimin e fushatës në tërësi dhe aktiviteteve të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë, pas përfundimit të prezantimeve, panelistët kanë hapur diskutimin për pyetje nga të pranishmit në audiencë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan