Provimi pranues i studimeve master Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike

7 Nëntor, 2017

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për studimet master, respektivisht për programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike

Prorektorja për çështje akademike, Shpresë Qamili së bashku me Prorektorin Dukagjin Leka, dekanin e Fakultetit Juridik dhe stafin tjetër akademik të Universitetit “Kadri Zeka”,  kanë vizituar sallën ku është mbajtur  provimit pranues. Ata kanë  parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan për studime master  ofron dy programe studimi për studentët e rinj për vitin akademik 2017-2018

Në programin E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ,Fakultetit Juridik dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”  dhe  programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Në këto programe UKZ  do të regjistrojë  117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Rezultatet e provimit pranues të studimeve master, programi  Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, do të publikohen në ueb faqen e Universitetit  www-uni-gjilan.net  ,  deri më 08.11.2017.